Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

7 mijë punonjës të administratës shkurtohen, mijëra mësues pa punë

2015/11/17 at 8:40 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
7 mijë punonjës të administratës shkurtohen, mijëra mësues pa punë

Qeveria parashikon të mbajë në punë disa mijëra mësues më pak në vitin 2016, duke i kursyer buxhetit rreth 34 milionë euro.


Projektbuxheti i vitit 2016, i miratuar në qeveri javën e kaluar por i shpërndarë nga Ministria e Financave sot, thotë që qeveria ka ndër mend të mbajë të punësuar rreth 81 mijë punonjës në atë që njihet si administrata qendrore, rreth 7 mijë vetë më pak se sa qenë të punësuar në vitin 2014. Sipas tabelës, institucioni që do të pësojë reduktimin më të madh të numrit të punonjësve është sektori i arsimit. Qeveria ka në plan të mbajë këtë vit 31,186 punonjës nën varësinë e Ministrisë së Arsimit dhe e Sportit nga 38,291 punonjës që ka aktualisht.

Institucionet e tjera pësojnë disa ndryshime, por jo në këto përmasa. Ministria e Brendshme do të ketë vitin e ardhshëm rreth 500 punonjës më pak se sa këtë vit ndërsa numri i punonjësve të kryeministrisë do të dyfishohet, nga 227 aktualisht në 530 vetë vitin e ardhshëm.

Sipas relacionit të projektbuxhetit, qeveria thotë: “Për vitin 2016 reforma e administratës publike do të fokusohet në rritjen e vazhdueshme të efiçencës dhe performancës së administratës qendrore, e cila do të arrihet nëpërmjet ristrukturimeve të institucioneve ekzistuese. Numri i punonjësve për vitin 2016 arrin në 81.350 punonjës, duke reflektuar transferimin e disa funksioneve nga qeverisja qendrore në atë vendore”.

Megjithatë, të dhënat financiare të projektbuxhetit tregojnë se qeveria ka ndër mend të shpenzojë vitin e ardhshëm rreth 4.8 miliardë lekë (34 milionë euro) më pak se sa këtë vit në fondin e personelit.

Projeksionet e qeverisë janë që për vitin 2016, shpenzimet e personelit, ku përfshihen pagat dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore për sektorin publik të jenë 71.3 miliardë lekë ndërsa në buxhetin e këtij viti kanë qenë 76.1 miliardë lekë.

Për shkak se shkurtimet do të kryhen më së shumti te Ministria e Arsimit, edhe buxheti në dispozicion të kësaj ministrie do të reduktohet nga 39 miliardë lekë që qe buxheti i këtij viti në 36.4 miliardë lekë vitin e ardhshëm. Shkurtimet më të ashpra pritet të rëndojnë në arsimin bazë, ndërsa arsimi i mesëm dhe ai universitar do të marrin rritje fondesh.

Në Shqipëri ka aktualisht sipas Institutit të Statistikave, rreth 166 mijë vetë të punësuar në sektorin publik, ku përfshihet qeverisja qendrore, pushteti vendor dhe kompanitë nën pronësi publike. Rreth gjysma e tyre janë të përfshira në funksionet e administratës qendrore dhe raportohen te ligji për buxhetin e shtetit.

Administrata publike në Shqipëri konsiderohet aktualisht e fryrë për shkak se numri i të punësuarve ka mbetur prej shumë vitesh i pandryshuar ndërkohë që dyshohet se popullsia rezidente në vend ka ardhur duke u tkurrur në mënyrë të vazhdueshme./BIRN



Ju sugjerojmë

Përmbyset autobusi i linjës së Beratit në aksin Durrës-Tiranë,humbin jetën 2 persona
Kronikë

Përmbyset autobusi i linjës së Beratit në aksin Durrës-Tiranë,humbin jetën 2 persona

30 Qershor, 2026 4:01 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama poston mesazhin e qytetarit: As mos e ço nëpër mend të dorëhiqesh

30 Qershor, 2026 2:59 pm
Rama: Do bëjmë çmos që investimet e huaja të shtohen
Kryesore

Rama: Do bëjmë çmos që investimet e huaja të shtohen

30 Qershor, 2026 2:52 pm
OBSH paralajmëron rrezik epidemish në Venezuelë pas tërmeteve
Bota

OBSH paralajmëron rrezik epidemish në Venezuelë pas tërmeteve

30 Qershor, 2026 2:24 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Kronikë

Apeli i GJKKO liron nga qelia ish-drejtorin Mariglen Qato

30 Qershor, 2026 2:06 pm
Eliminoi Gjermaninë nga Botërori/Gill shiti fanellat e këpucët për të ushqyer djalin
Sport

Eliminoi Gjermaninë nga Botërori/Gill shiti fanellat e këpucët për të ushqyer djalin

30 Qershor, 2026 1:52 pm
Protesta para Kuvendit/ Disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj
Aktualitet

Protesta para Kuvendit/ Disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj

30 Qershor, 2026 1:48 pm
Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
Bota

Gjykata Supreme zgjeron pushtetin e Trump

30 Qershor, 2026 12:52 pm
Qytetarët godasin me vezë makinat e ministrave, përplasje fizike me Policinë
Aktualitet

Qytetarët godasin me vezë makinat e ministrave, përplasje fizike me Policinë

30 Qershor, 2026 12:22 pm
VIDEO/ Protestuesit gjuajë me vezë deputetët, policia tenton t’i largojë
Aktualitet

VIDEO/ Protestuesit gjuajë me vezë deputetët, policia tenton t’i largojë

30 Qershor, 2026 12:17 pm
Para
Merkel në stadiumin ku u vendos alarmi për bombë

Merkel në stadiumin ku u vendos alarmi për bombë

Cfare zbuloi policia në Paris? Shiringa, tuba plastikë dhe një Reno e zezë

Cfare zbuloi policia në Paris? Shiringa, tuba plastikë dhe një Reno e zezë

Alarmi në stadium/ Policia gjermane: plane konkrete për eksploziv

Alarmi në stadium/ Policia gjermane: plane konkrete për eksploziv

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Përmbyset autobusi i linjës së Beratit në aksin Durrës-Tiranë,humbin jetën 2 persona

Përmbyset autobusi i linjës së Beratit në aksin Durrës-Tiranë,humbin jetën 2 persona
30 Qershor, 2026

Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku është përplasur një minibus. Mësohet se nga aksidenti i rëndë kanë humbdur...

Lexo më shumë

Rama poston mesazhin e qytetarit: As mos e ço nëpër mend të dorëhiqesh

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
30 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh që i ka ardhur nga një qytetar, i cili i kërkon atij të mos japë...

Lexo më shumë

Rama: Do bëjmë çmos që investimet e huaja të shtohen

Rama: Do bëjmë çmos që investimet e huaja të shtohen
30 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria do të bëjë gjithçka për të rritur investimet e huaja, me synimin për...

Lexo më shumë

OBSH paralajmëron rrezik epidemish në Venezuelë pas tërmeteve

OBSH paralajmëron rrezik epidemish në Venezuelë pas tërmeteve
30 Qershor, 2026

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin për një rrezik të shtuar të shpërthimeve të sëmundjeve në Venezuelë, pas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}