Aktualitet

31 vjeçarja 6 muaj shtatzënë, trafikante dhe përdoruese droge 


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:43 - 22/11/15 |
b.f

E ndaluar nga policia disa ditë më parë, si pjesë e një grupi prej 24 personazh, që shpërndante drogë në kryqytet, 31-vjeçarja Sonila Dinoshi doli para gjykatës për t’u njohur me masën e arrestit.

Shtatzënë prej 6 muajsh, ajo kërkoi një masë dënimi më të lehtë se të arrestuarit e tjerë edhe pse pavarësisht shtatzënisë përdorte drogë rregullisht.

Kjo nuk është hera e parë që Sonila Dinoshi arrestohet për shpërndarje të narkotikëve. Në një intervistë të dhënë disa vite më parë, ajo ka treguar se u përfshi në shitjen e drogës, për të ndihmuar nënën e sëmurë. Sonila Dinoshi ka edhe një djale tjetër dhe është e divorcuar.

Gjykata e ka lënë në arrest 31-vjeçaren, pavarësisht kërkesës së saj per lehtesim.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas