Sport

VIDEO/ Meha dhe Gjimshiti, gola për kampionatin turk dhe zviceran


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:03 - 22/11/15 |
b.f

Dy lojtarë të ekipit kombëtar kanë spikatur këtë fundjavë në ekipet e tyre. Janë Alban Meha e Berat Gjimshiti që kanë bërë një paraqitje të mirë duke gjetur rrugën e golit.

Alban Meha shënoi në mënyrën e tij të zakonshme në kampionatin turk. Mesfushori i Kombëtares, realizoi golin vendimtar me nga një goditje dënimi, një specialitet i 29-vjeçarit. Goli i Mehës përcaktoi fitoren 3 – 2 të Konyaspor ndaj Eskisehirs por në javën e 12. Konyaspor kishte 3 ndeshje që nuk fitonte.

Berat Gjimshiti ishte mes golashënuesve në fitoren 5 – 3 të Zurich me Lugano. Mbrojtësi kuqezi triumfoi në sfidën ku përballë kishte Frederik Veselin, i cili debutoi me Kombëtaren në miqësoret e nëntorit. Zurich në këtë mënyrë largohet nga vendi i fundit në kampionatin zviceran.

Lokomotiva fitoi derbin me NK Zagreb me rezultatin 2 – 0. Golat në këtë takim të kampionatit kroat u realizuan nga shqiptari Eros Gredga. Te Lokomotiva luan edhe Herdi Prenga, mbrojtës i Kombëtares Shpresa.

TV Klan

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas