Aktualitet

Ja si e ndihmoi Mark Frrokun, ish-shefi i Interpol


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:19 - 22/11/15 |
b.f

Ish-shefi i Interpol Tirana, Artan Bajraktari dhe vartësja e tij Laureta Alla janë përgjegjës për vonesën e ekzekutimit të urdhër arrestit të Mark Frrokut.

Gjykata vendosi se urdhëri për arrestimin e tij nga Belgjika u vonua me 4 ditë, ben të ditur Lapsi.al.
Vendimi i Gjyaktës i dha përgjigje ankimimit të Artan Bajraktarit, i cili pavarësisht se u kthye në punë, nuk pranoi se kishte kryer shkelje administrative.

Në vendimin e gjykatës thuhet se: Hetimet janë të plota e të gjithanshme; fakti ekziston dhe konkretisht bëhet fjalë për dy punonjësit e Z.Q.K.Interpol Tirana, shtetësja Loreta Alla si dhe ankuesi Artan Bajraktari.

Sipas gjykatës dy zyrtarët gjatë detyrës së tyre funksionale, kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore, të cilat normojnë punën e tyre, konkretisht duke mosvepruar brenda afatit ligjor, menjëherë brenda 5 ditëve nga marrja dijeni, në kryerjen e procedurave per vënien në dispozicion të praktikës së ekzekutimit të Urdhërit Ndërkombëtar të Arrestit, të shtetasit Mark Frroku, organeve kompetente Prokurori e Përgjithshme /Ministri i Drejtesisë.

Dy punonjësit e Interpol, Artan Bajraktari dhe Laureta Alla u arrestuan dhe u hetuan më pas në gjendje të lirë për rastin e Frrokut. Bajraktari është rikthyer sërish në krye të zyrës së Interpol Tirana.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas