Kronikë

29-vjeçari humb jetën në punë, arrestohet biznesmeni


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:19 - 05/08/20 |
Opi Nion

Polica ka arrestuar pronarin e një biznesi në Tropojë pasi një ditë më parë një punonjës që punonte në kompaninë e tij të inerteve ka humbur jetë aksidentalisht teksa po rregullonte një makineri. Viktima është identifikuar me inicialet A. K. (M.), 29 vjeç, banues në Bujan.

Bëhet me dije se në pranga është vënë Sh. M., 48 vjeç, banues në fshatin Bujan, pronar i një biznesi inertesh në fshatin Bujan. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan shtetasin Sh. M., 48 vjeç, banues në fshatin Bujan, pronar i një biznesi inertesh në fshatin Bujan. Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 04.08.2020, ka shkuar në spitalin e qytetit të Bajram Currit, pa shenja jete, një punëtor i këtij biznesi, shtetasi A. K. (M.), 29 vjeç, banues në Bujan, i cili gjatë kohës që ka qenë duke rregulluar një makineri, aksidentalisht ka gjetur vdekjen. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për vepren penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, njofton policia./ Opinion.al

Pas