Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

26 marka Android kanë të instaluara paraprakisht programe spiunazhi

2020/08/22 at 9:13 PM
në -Teknologji, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
26 marka Android kanë të instaluara paraprakisht programe spiunazhi

TikTok, WeChat dhe mijëra aplikacione të tjera nga Kina duken të padëmshme, por në të vërtetë janë “malware”. Por shumë gjëra përdoruesit i kanë vetë në dorë,


Akuzat ndaj aplikacionit kinez TikTok dhe një numri të madh aplikacionesh të tjera kineze janë të rënda: këto programe supozohet se mbledhin një mori informacionesh të përdoruesve të tyre. Këto të dhëna nuk kanë asnjë lidhje me funksionin e vërtetë të aplikacionit dhe nuk ka asnjë arsye për mbledhjen e tyre.

“TikTok-u dhe aplikacionet e tjera janë programuar në mënyrë të tillë që të mbledhin informacione dhe atë janë të pajisura me funksione spiunazhi, thotë eksperti i sigurisë IT, Stefan Strobel, madje sipas tij programuesit e këtyre aplikacioneve përpiqen që askush të mos mundet ta vërejë këtë gjë.

Celularë Android të 26 firmave të ndryshme kanë pasur të instaluara paraprakisht programe malware me funksione spiunazhi

Themeluesi dhe drejtori i kompanisë së sigurisë IT CIROSEC këshillon kompanitë e mesme gjermane për çështje të sigurisë IT. Strobel ka mjaft përvojë me aplikacionet kineze dhe sipas mendimit të tij, aplikacionet e njohura kineze TikTok dhe WeChat janë vetëm maja e ajsbergut.

WeChat kombinon funksione të ndryshme të mediave sociale dhe ofron edhe mundësinë për të shkëmbyer mesazhe dhe për të bërë pagesa online, Ai është shumë i përhapur në Kinë dhe ekspertët e IT-së janë thuajse të gjithë të një mendjeje se të gjitha të dhënat që jepen apo shkëmbehen përmes WeChat regjistrohen thuajse tërësisht nga regjimi kinez.

Të gjithë mbledhin të dhëna, pra ku është problemi?!

Eksperti Stefan Strobel thotë se “vazhdimisht vë re se, për arsye të çuditshme, është investuar shumë për ta bërë më të vështirë analizimin e aplikacioneve”. “Dhe nëse bën përpjekje dhe arrin t’i anashkalosh funksionet mbrojtëse për analizimine aplikacioneve e kupton se aplikacioni është programuar në mënyrë të tillë që të mbledhë shumë të dhëna dhe t’i dërgojë në Kinë. Fjala është madje për të dhëna që në të vërtetë nuk janë aspak të nevojshme “.

Shumë aplikacione që në fillim duken si të parëndësishme dhe të padëmshme shpesh janë programuar në mënyrë të tillë që prodhuesi kinez është në gjendje ta zgjerojë funksionalitetin gjatë kohës së përdorimit të app-it,” thotë Strobel. “Papritmas aplikacioni bën gjëra krejtësisht të ndryshme, pa pasur nevojë ta rishkarkosh atë nga app-store.”

Këtë nuk mund ta krahasosh aspak me përditësimet e rregullta live siç janë ato që ofrojnë zhvilluesit e programeve perëndimore për klientët e tyre. Përditësimet e  aplikacioneve spiune kineze nuk duhet të krahasohen me atë që kryen Microsoft Office. “Në rastin e MS Office jam unë si një përdorues i fundit që vendos nëse dua ta instaloj përditësimin,” thotë Strobel. Kurse “aplikacionet kineze e bëjnë këtë gjë plotësisht pa u vënë re nga përdoruesi , pa u marrë vesh fare asgjë se diçka po përditësohet apo po ndryshon – e madje ndoshta kur dikush është duke e përdorur aplikacionin.”

Programe spiunazhi të instaluar paraprakisht në softuer

Angelos Stavrou dhe firma e tij Kryptowire kanë zbuluar vitin e kaluar edhe 146 raste që në celularët Android të 26 firmave të ndryshme kanë pasur të instaluara paraprakisht programe malware me funksione spiunazhi. “Shumë prodhues telefonash celularë përdorin softuerë të prodhuar nga palë të treta dhe nuk e dinë se kush apo si janë programuar ato. Malware bëhet kështu pjesë e një zinxhiri prodhimi dhe mund të përhapet shumë shpejt,” thotë Angelos Stavrou. Këtë vit janë shtuar edhe disa qindra raste të tjera.

Kolegu i tij Ryan Johnson sjell si shembull dy miniprograme – “Lovelyfonts” dhe “LovelyHighFonts” – që ata kishin zbuluar në vitin 2019 . Teorikisht ato ofronin shkronja dhe piktograme, por në fakt të dy programet sulmonin pa e kuptuar fare përdoruesi smartphonin mblidhnin të dhëna të koduara dhe i dërgonin ato pa u marrë vesh në një server në Shanghai, kur telefoni nuk ishte në përdorim.

Shumë gjëra përdoruesit i kanë vetë në dorë

Për ju si përdorues është e rëndësishme të jeni gjithmonë skeptik dhe dyshues dhe të mos instaloni domosdoshmërisht çdo lloj programi në smartphone. Po ashtu duhet të kini kujdes që të mos u lejoni aplikacioneve gjithçka që kërkojnë të bëjnë me smartphonin tuaj.

Në fund të fundit ju si klient e keni vetë në dorë të vendosni nëse duke pasur parasysh njoftimet e shumta për aplikacionet spiune kineze dhe mungesën e transparencës të disa prodhuesve, do të blini apo jo një smartphone të një prodhuesi kinez./DW



Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Maskat grabisin dy lokale bastesh në Fushë-Krujë, godasin edhe pronarin

Sherr mes disa personave, 2 plagosen. Autori përplas me makinë një femër

Gjermani/Tre koncerte me 4 mijë vullnetarë për të studiuar koronavirusin

Gjermani/Tre koncerte me 4 mijë vullnetarë për të studiuar koronavirusin

SHBA konfirmon takimin Kosovë-Serbi më 4 shtator

SHBA konfirmon takimin Kosovë-Serbi më 4 shtator
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}