Aktualitet

25 prilli/ Ambasadorët takim me drejtuesit politikë në Elbasan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:09 - 19/04/21 |
Opi Nion

Sot ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca, ai gjerman Peter Zingraf dhe ajo franceze Elisabeth Barsac janë takuar me drejtuesit politik të PS dhe PD në qarkun e Elbasanit.

Soreca tha për mediat se u transmetuan mesazhe që janë thënë që me çeljen e fushatës. Ambasadori i BE-së theksoi se që në fillim është bërë thirrje për një fushatë të fokusuar tek programi me në fokus qytetarët, pa intimidime dhe sulme.

“Ua përsëritën këto mesazhe liderëve që takuam. E rëndësishme është që këto zgjedhje të jenë të lira dhe transparente.”

Po ashtu, Soreca solli në vëmendje edhe procesin e shit-blerjes së votës duke theksuar se kemi të bëjmë me krim zgjedhor. Zgjedhjet sipas tij do të vëzhgohen nga 40 ekipe.

Nga ana tjetër ambasadorja Barsacq dhe Zingraf bënë thirrje po ashtu për zgjedhje të lira, pa intimidime dhe pa shit-blerje vote.

Pas