Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Patronazhistët/“Kanë shkuar deri te jeta intime”, Meta pyetje për Ramën

2021/04/19 at 1:17 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Patronazhistët/“Kanë shkuar deri te jeta intime”, Meta pyetje për Ramën

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat këtë të hënë, të quajtur të jashtëzakonshme.

Edhe këtë herë kreu i shtetit foli për keqpërdorimin e të dhënave personale të 910 mijë votuesve të Tiranës.

Meta iu referua sërish letrës së politikanes gjermane, Rezarta Reimann, nënkryetare e Grupit Socialdemokrat në Këshillin Bashkiak të Schuabach në Gjermani, drejtuar kryeministrit Edi Rama, ku ngre disa pyetje lidhur me publikimin e të dhënave të votuesve shqiptarë.

Po ashtu Meta tha se u bënë 7 ditë dhe SPAK duhet të kishte nisur hetimet po ashtu edhe Avokati i Popullit.

“Kam një lutje, pasi si president nuk mund të bëj dot spot, por të më ndjekin në Facebook. Kam thënë që këto janë zgjedhjet për 100 vitet e ardhshme, për rivendosjen e demokracisë, dhe për përmbusjen e fuks-shtetit. U kërkoj të gjithëve që të më ndiqni në Facebook, sidomos atyre të opozitës, ti tregojmë vendin këtyre me mua në krye.

U bënë 7 ditë që i kam kërkuar prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për keqpërdorimin e të dhënave të qytetarëve shqiptarë nga Partia Socialiste. Pyetjet që ngrinte dje politikania gjermane, janë pyetje që kërkojnë përgjigje nga organet ligjzbatuese, janë pyetje që duhet ti bëjë SPAK, dhe që duhet të kishte vepruar urgjentisht. Më duhet ti përsëris këto pyetje, përfshirë dhe një reagim nga Avokati i Popullit.

Nga janë marrë të dhënat, mbi çfarë baza ligjore ato janë ruajtur në sërverat e PS-së. Cilat janë personat që kanë uerdhëruar mbledhjen e kësaj liste? Nëse këto të dhëna janë mbledhur derë më derë, ku ekziston materiali me shkrim që kanë dhënë lejen qytetarët? Po nëse qytetarët nuk i kanë dhënë vetë të dhënat, nga janë marrë ato? A janë pyetur të gjithë patronazhistët dhe kujt i janë dorëzuar komentet e tyre? Kush janë personat që u janë dhënë këto komente? Në RSH vota është e lirë dhe e fshehtë, si përputhet kjo e drejtë, kur në listë është e shkruar e zeza mbi të bardhë preferenca e partisë?

Tani disa pyetje nga ana ime si President i Republikës, që do të jem në krye të detyrës, edhe pasi ky të ikë. Kur u krijua kjo bazë të dhënash, ku ruhet dhe kur u mbush me të dhënat? A janë këto të dhëna të njëjta me ato të portalit shtetëror e-albania? A kemi harxhuar ne si shtet miliona euro që të dhënat e qytetarëve të ruhen në mënyrë të pacënuar? Të më dëgjojnë tani të gjithë sipërmarrësit e RSH-së, muajt e fundit të gjithë qytetarët biznesmenë janë detyruar që të depozitojnë të dhënat e biznesit të tyre në portal, cilat janë kushtet e garancisë për këta persona? Cilat janë garancitë në kushtet e rrjedhjes masive të të dhënave?

Unë personalisht, si presidenti i Republikës, nuk kam dorëzuar askund që të dhënat e mija personale të përdoren nga PS. Kur e keni bërë këtë për kreun e shtetit, çfarë keni bërë me qytetarët e tjerë. Çfarë të drejte ke ti Edi Rama, që të përdorësh të dhënat e qytetarëve, dhe me çfarë guximi keni vendosur epitete për shqetësimet që mund të kenë qytetarët. Me çfarë të drejte ti Edi Rama u ke vendosur shqiptarëve nga një spiun, deri te jeta intime, për ti dhunuar ata te e drejta e votës?”, tha Meta./Opinion.al

Etiketa: konferencemetapatronazhistët

Ju sugjerojmë

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani
Aktualitet

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani

14 Korrik, 2025 9:40 pm
Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
Kryesore

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

14 Korrik, 2025 9:29 pm
Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
Bota

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14 Korrik, 2025 8:59 pm
Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
Bota

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

14 Korrik, 2025 8:33 pm
Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë
Rajoni

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë

14 Korrik, 2025 8:09 pm
Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative
Aktualitet

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative

14 Korrik, 2025 7:40 pm
Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje
Kryesore

Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje

14 Korrik, 2025 7:32 pm
Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë
Rajoni

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë

14 Korrik, 2025 7:18 pm
Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..
-Jetë dhe Stil

Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..

14 Korrik, 2025 7:02 pm
Takimi në SHBA,Rutte:Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan
Bota

Takimi në SHBA,Rutte:Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan

14 Korrik, 2025 6:44 pm
Para
Kim: Institucionet e reja gjyqësore të dalin nga modelet e vjetra

Kim: Institucionet e reja gjyqësore të dalin nga modelet e vjetra

Meta: Opozita merr 90 mandate, komisionerët të mbrojnë votën

Meta: Opozita merr 90 mandate, komisionerët të mbrojnë votën

Komiteti Teknik:Karantinë për ata që vijnë nga Maqedonia e Veriut e Greqia

Komiteti Teknik:Karantinë për ata që vijnë nga Maqedonia e Veriut e Greqia

TE FUNDIT

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani
14 Korrik, 2025

Në frutat e ngrira të malit, me prejardhje nga Serbia dhe të destinuara për tregun gjerman, është zbuluar prania e...

Lexo më shumë

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
14 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbrëmjen e sotme lidhur me aksionin e IKKMT-së në Theth për shembjen e ndërtimeve...

Lexo më shumë

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
14 Korrik, 2025

Publikisht, Pekini e paraqet veten si palë neutrale në luftën e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës. Në njërën anë,...

Lexo më shumë

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
14 Korrik, 2025

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com