Aktualitet

Kim: Institucionet e reja gjyqësore të dalin nga modelet e vjetra


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:37 - 19/04/21 |
Opi Nion

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ditën e sotme ka zhvilluar një takim me kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimin.

Përmes një postimi në Twitter, Kim shprehet se ky është moment i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi, që ka përparuar mjaftueshëm por jo aq sa për të kënaqur njerëzit.

Ndër të tjera ambasadorja e SHBA, thekson se institucionet e reja gjyqësore si Këshilli i Lartë i Prokurorisë, duhet të dalin nga modelet e vjetra. Ajo thotë se është koha për të treguar guxim.

“Ky është një moment i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi, e cila ka përparuar mjaftueshëm për të trembur kundërshtarët por jo aq mjaftueshëm sa për të kënaqur njerëzit. Institucionet e reja gjyqësore si Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ku SHBA dhe të tjerë kanë investuar shumë, duhet të dalin nga modelet e vjetra. Është koha për të treguar guxim”, shkruan ambasadorja Yuri Kim./Opinion.al

Pas