Kronikë

14-vjeçari merr automatikun dhe qëllon në ajër, ndalohet nga Policia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:48 - 10/07/21 |
Opi Nion

Një 14-vjeçar është ndaluar nga Policia e Kurbinit, pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Bëhet me dije se i mituri është identifikuar me inicialet D.T., 14 vjeç, banues në Mamurras. Policia është njoftuar nga banorët e fshatit Shpërdhet të cilët kanë shprehur shqetësimin për të shtënat me armë.

Autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe armën e zjarrit automatik, me të cilën ky shtetas kishte qëlluar në ajër.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme/ Opinion.al

Pas