Aktualitet

Nis nga Paskuqani vaksinimi kundër COVID-19 me njësi lëvizëse


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:12 - 10/07/21 |
Opi Nion

Ka nisur nga Paskuqani procesi i  vaksinimit kundër COVID-19 me njësitë e lëvizshme.

e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, thotë se ky proces do të shtrihen në të gjithë territorin e Shqipërisë, në mënyrë që qytetarët të jenë të mbrojtur nga COVID-19.

“Punë fantastike e ekipit të qendrës shëndetësore #Paskuqan dhe Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, me vaksinimin derë më derë, për të mbrojtur sa më shumë qytetarë nga #Covid19.   Nisëm sot vaksinimin me njësitë e lëvizshme në komunitet, pjesë e planit kombëtar të vaksinimit masiv, për t’i dhënë mundësi çdo qytetari të vaksinohet, afër vendbanimit”, shkruan Manastirliu.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,016,554 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 431,722 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID./Opinion.al

Pas