InstaBIZ

1 vit martuar, Eliza Dushku dedikim bashkëshortit


               Publikuar në : 17:44 - 19/08/19 |
xhu lia

Këtë muaj aktorja me origjinë shqiptare Eliza Dushku është bërë nënë për herë të parë me vogëlushin e saj Philip Bourne.

Në rrjete sociale ajo publikoi foton e parë të vogëlushit, ndërkohë që i ati e mban në krahë. Por duket se ditët e bukura për Elizën vijojnë pasi ditën e sotme ajo feston përvjetorin e parë të martesës.

Ajo dhe bashkëshorti i saj kurorëzuan një vit më parë historinë e tyre të dashurisë dhe Dushku nuk mund të mos i dedikonte fjalët më të ëmbla.

“Gëzuar përvjetorin e parë (akoma më shumë në përjetësi). Zoti Palandjian – zemra ime! Bourne dhe unë jemi shumë me fat dhe të dashuruar me ty”,-ka shkruar aktorja shqiptare në postimin e saj./Opinion.al/

Pas