Bota

1 orë e 45min bisedë/Putin-Macron:Ukraina provokoi sulmin në centralin bërthamor


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:52 - 06/03/22 |
Opi Nion

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar bisedime me homologun e tij francez Emmanuel Macron, raporton televizioni shtetëror rus.

Kremlini ka thënë se Vladimir Putin i tha homologut të tij francez Emmanuel Macron se Ukraina ishte “përgjegjëse për provokimin” rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia.

Dy liderët diskutuan pushtimin rus gjatë një bisede telefonike që zgjati një orë e 45 minuta sot.

Sulmi rus në qytetin juglindor të Enerhodar dhe centralin e tij bërthamor në Zaporizhzhia (më i madhi në Evropë), shkaktoi një zjarr, dhe u dënua menjëherë nga liderët botërorë.

Sipas mbikëqyrësit atomik të OKB-së, nga bombardimet nuk u lëshua asnjë material radioaktiv.

Kjo telefonatë vjen pasi Putin pati një bisedë me presidentin turk Erdogan, për të cilën raportuam pak më parë, në të cilën lideri turk i kërkoi atij të shpallte një armëpushim në Ukrainë.

Pas