Aktualitet

Zv.presidenti i PE-Ramës: Po ndjek me vëmendje procesin e zgjerimit të BE


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:15 - 06/05/21 |
Opi Nion

Zv/Presidenti i Parlamentit Europian, David McAllister ka uruar ditën e sotme kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

McAllister nëpërmjet një takimi virtual sëbashku me kryeministrin Rama, thotë se po ndjek me vëmendje procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, dhe beson se ky proces ka të ardhme si për Shqipërinë, ashtu dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu  zv/presidenti i PE është shprehur se procesi i zgjerimit të BE ka të ardhme, dhe se 6-të vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen anëtare të BE-së sëshpejti.

‘’Z. Rama me lejoni t’ju përgëzoj për fitoren tuaj në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Suksese për mandatin e radhës dhe zhvillimet e ardhshme në vend dhe si kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, sigurisht që e ndjek me shumë vëmendje procesin e zgjerimit dhe besoj se ky proces ka një të ardhme dhe të 6-të vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen anëtare të BE-së.’’- tha McAllister./Opinion.al

Pas