Kryesore

Zjarri në spitalin Covid në Tetovë, Rama: Ngushëllimet më të ndjera


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:31 - 09/09/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm iu ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave që humbën jetën si pasojë e zjarrit në spitalin Covid në Tetovë.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë përcjell përqafime vëllazërore për të gjithë komunitetin tetovar dhe mbarë popullin maqedonas.

“MIRËMËNGJES dhe duke u bashkuar me të gjithë ju në ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së mbrëmshme në spitalin Covid të Tetovës, si edhe në përqafimin vëllazëror për krejt komunitetin tetovar dhe mbarë popullin e Maqedonisë së Veriut, ju uroj një ditë të qetë juve e gjithë familjeve tuaja”, shkruan Rama./Opinion.al

Pas