Aktualitet

Vranësira dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për sot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:38 - 09/09/21 |
Opi Nion

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të kushtëzojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë, kur pritet grumbullim i vranësirave në zonat jugore- juglindore duke sjellë shira të përkohshëm.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira dhe shira të izoluar në zonat qendrore, ndërsa rrebeshe të dendura shiu në ekstremin jugor. Gjatë natës pritet përmirësim i motit në vend.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por mesdita sjell rënie të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 28°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 28 km/h, nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor ndërsa në det krijohet dallgëzim i ulët./Opinion.al

Pas