Kryesore

Tragjedia në spitalin e Tetovës, shkon në 14 numri i viktimave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:21 - 09/09/21 |
Opi Nion

Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet një njoftimi për media, thotë se për momentin janë konfirmuar 14 viktima nga zjarri i rënë në Spitalin Covid në Tetovë,  ndërsa në mesin e tyre nuk ka pjestarë të stafit mjekësor.

Më tej në njoftim thuhet se po shqyrtohet nëse ka të vdekur të tjerë, ndërsa theksohet se disa prej viktimave do të kenë nevojë për analiza të ADN-së për tu identifikuar.

“Në bashkëpunim me pjesëtarët e Ministrisë për Punë të Brendshme, inspektimi filloi menjëherë. Prokurorët kanë lëshuar urdhra autopsie dhe kanë identifikuar trupat e 14 personave të vdekur në zjarr, dhe po shqyrtojnë nëse ka të vdekur të tjerë”.

“Disa nga të vdekurit do të kenë nevojë për analiza të ADN-së për të përcaktuar identitetin e tyre. Sipas informacioneve fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve. Deri në orët e para të mëngjesit, prokurorët morën në pyetje stafin në spitalin modular për të përcaktuar shkakun e zjarrit”.

“Në të njëjtën kohë, u dha urdhër për të siguruar pamje të video-mbikëqyrjes brenda dhe përreth objektit. Inspektimi do të vazhdojë edhe sot, dhe prokurorët publik, së bashku me ekspertët e MPB-së, do të japin provat për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Pas