Aktualitet

Zjarri në Shëngjin, në pranga dy autorët e dyshuar


               Publikuar në : 09:53 - 24/08/19 |
xhu lia

Policia e Lezhës ka arrestuar autorët e dyshuar të zjarrit në Malin e Shëngjinit.

Dyshohet se zjarri është vënë për qëllime përfitimi  dhe më pas ka marrë përmasa të mëdha duke djegur disa hektarë bimësi si dhe duke rrezikuar banesa dhe jetë njerëzish.

Në pranga kanë rënë 34-vjeçari M.I dhe 24-vjeçari A.U, të dy banues në Shëngjin.

Policia njofton se në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata i kanë vënë zjarrin malit me qëllim hapjen e kullotave për bagëtinë dhe prerjen e lëndëve drusore për shitje./Opinion.al

Pas