Bota

Pas presionit nga BE, Brazili autorizon ushtrinë për ndërhyrje në Amazonë


               Publikuar në : 10:17 - 24/08/19 |
el ida

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka urdhëruar ushtrinë të ndihmojë në luftimin e zjarrit të madh që ka përfshirë hapësirat pyjore dhe zonat tropikale të Amazonës.

Ky njoftim vjen pas një presioni të vazhdueshëm nga liderët evropianë drejt presidentit Bolsonaro, i cili autorizoi praninë e ushtarëve në hapësirat pyjore dhe në zonat kufitare në tërë rajonin.

Bolsonaro ka kritikuar reagimin e shteteve të tjera, duke theksuar se zjarri nuk mund të përdoret si pretekst për vendosjen e sanksioneve.

Këto deklarata vijnë pasi Franca dhe Irlanda thanë se nuk do të ratifikojnë një marrëveshje tregtare me shtetet e Amerikës jugore nëse Brazili nuk ndërmerr masa për zjarrin në Amazonë.

Amazona që ndryshe njihet si “mushkëria e botës” ngadalëson ritmin e ngrohjes globale dhe është shtëpi e rreth tre milionë gjallesave dhe bimëve e kafshëve dhë një milion njerëzve indigjenë./Opinion.al

Pas