Aktualitet

Zjarri në Majën e Rrunës,Mbrojtja Civile:Helikopteri të ndërhyjë dhe nesër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:30 - 12/08/21 |
Opi Nion

Komisioni i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Kukësit  ka dhënë informacion lidhur me situatën e zjarreve në Majën e Rrunës.

Sipas Mbrojtjes Civile se pas ndërhyrjes së helikopterit është ulur intensiteti i flakëve. Në njoftimin e këtij institucioni thuhet se  terreni është i vështirë, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen tokësore. Për këtë arsye Prefektura Kukës ka bërë kërkesë për ndërhyrje të tjera nga ajri nesër.

Njoftimi i plotë:

Situata e zjarrit të rënë në Maja Rrunës ( Laku i mollave dhe Laku  i Thive) Nj.Ad Malzi bashkia Kukës është : Megjithë punën e bërë nga forcat zjarrfikse të bashkisë Kukës dhe forcat e DMR-së Kukës  për mbajtjen nën kontroll të saj. Si rezultat i ndërhyrjes me Helikopter u rivendos nën kontroll vatra e zjarrit duke i ullur intensitetin zjarrit. Terreni është shumë i vështirë për të ndërhyrë me forca tokësore, prandaj është e domosdoshme  dhe një ndërhyrjes tjetër nga ajri. Helikopteri sot bëri 6 hedhje me ujë.Nga Prefektura Kukes eshte bere kerkese per nderhyrje perseri nga ajri per neser./ Opinion.al

Pas