Sport

Shqipëria e 69-ta në renditjen e FIFA


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:50 - 12/08/21 |
Opi Nion

Kombëtarja shqipare e futbollit është e 69 në renditjen e të FIFA-s. Institucioni numër 1 i futbollit botëror përditësoi vlerësimin për të gjitha përfaqësueset e botës ku rezultoi se kuqezinjtë kanë humbur dy pozicione.

Ekipi i drejtuar nga Edi Reja ka në total 1360 pikë nga 1362 pikë në total. Sllovenia renditet e 66, kurse Mali i Zi i 68. Maqedonia e Veriut pozicionohet e 72-a.

Në renditjen e kuqezinjve ka ndikuar humbja në miqësoren kundër Republikës Çeke në muajin Qershor me rezultatin 3-1.

Ndësa Kosova, përfaqësuesja e Kosovës është ngjitur në renditje me 7 pozicione, e ndodhet në vend të 115.

Vendi i parë vazhdon që të mbahet nga përfaqësuesja e Belgjikës.

“Djajtë e kuq” e ruajtën pozicionin e tyre edhe pse u elimnuan në çerekfinalet e Euro 2020.

Fituesit e kampionatit evropian, Italia renditen në vend të pestë, e para tyre janë Anglia dhe Franca në vend të tretë. Vendi i dytë mbahet nga përfaqësuesja e Brazilit.

Fituesit e Kupës së Amerikës Latine, Argjentina pozicionohet në vend të gjashtë.

Pas