Një 80-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pas djegies së një kasolleje në urën e Gjormit në Vlorë.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në orën 08:37 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Ndërkohë, një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit, i cili i mori jetën të moshuarës S.Z./ Opinion.al