Aktualitet

Zjarr i madh në një fshat të Vlorës, zjarrfikësja pranë zonave të banuara


               Publikuar në : 22:32 - 25/02/20 |
Al Do

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Risili të Vlorës.

Përhapja e flakëve është ndihmuar edhe nga era ndërsa raportohet se janë djegur sipërfaqe me kullota dhe ullinj.

Dy automjete të zjarrfikëses kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët.

Një automjet i forcave zjarrfikëse qëndron pranë banesave në afërsi të zonës së përfshirë nga flakët për të ndërhyrë në rast të një situate më të vështirë. /Opinion.al

Pas