Aktualitet

Zhvendosja e Drejtorisë Arsimore në Lezhë, Ademi: E papranueshme


               Publikuar në : 10:31 - 19/04/19 |
b.f

Bashkia e Shkodrës ka reaguar ashpër pas vendimit të qeverisë për transferimin e Drejtorisë Arsimore Rajonale nga Shkodra në Lezhë.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, Voltana Ademi ka thënë se i ka dërguar një shkresë zyrtare prefektit dhe kryeministrit Edi Rama për anulimin e këtij vendimi, duke e quajtur absurd. Ademi ka thënë se është një diskriminim i pavend që i bëhet një qyteti universitar si Shkodra.

“Bashkia Shkodër është ndër qendrat më të mëdha në vend, me një histori të veçantë në arsim, qytet universitar, me gravitetin më të lartë social e kulturor, ekonomik dhe administratoiv në Qarkun e Shkodrës dhe rajon e për këtë nuk duam të besojmë se largimi i dy drejtorive të rëndësishme si ajo për Ujitjen e Kullimin dhe Drejtoria për Arkivat, do të pasohet nga largimi i DAR”, shkruhet në shkresën drejtuar prefektit Valdrin Pjetri.

Nga ana tjetër, edhe këshilltarët bashkiakë e kanë cilësuar zhvendosjen e DAR nga Shkodra në Lezhë si të papranueshme./Opinion.al

Pas