Aktualitet

Grabitja në Rinas dhe grupet kriminale, Lleshaj thërret shefat e policisë


               Publikuar në : 10:53 - 19/04/19 |
b.f

Dhjetë ditë pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka thirrur në një takim drejtuesit e Policisë së Shtetit. Takimi është zhvilluar në ambientet e ministrisë, ku i pranishëm ka qenë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu.

Sipas burimeve mediatike, takimi përveçse në rastin e grabitjes së Rinasit, është përqendruar në luftën ndaj krimit dhe në vijimin e goditjes së grupeve të strukturuara kriminale.

Ky takim vjen një ditë pas interpelancës në Parlament, ku Sandër Lleshaj iu përgjigj deputetëve të opozitës në lidhje me grabitjen në Rinas dhe masat e marra nga organet shtetërore./Opinion.al

Pas