Aktualitet

Zhduket 35-vjeçarja shqiptare në Greqi, familjarët: Mund t’i rrezikohet jeta


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:51 - 19/12/21 |
Opi Nion

35-vjeçarja shqiptare Esmeralda Sira është zhdukur nga zona e Chanias, në Greqi. Sipas autoriteteve greke, e reja i ka humbur gjurmët të enjten, më 16 dhjetor 2021.

Ndërsa ditën e djeshme janë bërë publike detajet e 35-vjeçares Esmeralda Sira me kërkesë të familjes, sipas të cilëve, asaj i rrezikohet jeta.

Mësohet se Esmeralda Sira, 35 vjeçe, është e gjatë 1.75 m, peshon 55 kg, ka flokë të zeza dhe sy kafe. Ajo kishte veshur një xhaketë të zezë, dollakë të zeza dhe çizme të zeza.

Kushdo që ka ndonjë informacion, është i lutur të kontaktojë në telefon me “Buzëqeshja e Fëmijës” 24 orë në 24, në “Linjën Kombëtare për të rriturit e zhdukur – 1017”, në të gjitha Komisariatet e Policisë në vend dhe përmes aplikacionit Missing Alert ku ka një informacion të drejtpërdrejtë për zhdukjen./Opinion.al

Pas