Aktualitet

Zgjidhet “ngërçi” i Komisionit Hetimor për 25 Prillin, zgjidhet sekretari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:52 - 29/10/21 |
Opi Nion

Në komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është miratuar në mbledhjen e së premtes rregullorja që duhet të ndiqet si dhe është zgjedhur sekretari.

Pavarësisht debateve, emri i propozuar nga PS ishte ai i deputetit socialist, Klevis Xhoxhi, i cili mori edhe aprovimin e demokratëve.

Tonin Gogu: Ne propozojmë zotin Klevis Xhoxhi.

Enkelejd Alibeaj: Sekretari i takon pjesës së shumicës. E hedh në votim. Të gjithë pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.
Zoti Klevis Xhoxhi zgjidhet anëtar i Komisionit. Urime zoti Xhoxhi.

Përplasje gjatë mbledhjes ka patur mes përfaqësuesit të LSI në Komision, Petrit Vasili dhe kryetarit të komisionit, Enkelejd Alibeaj.

Shkak u bë propozimi i socialistit Petro Koçi që në rendin e ditës të ndryshohej togfjalëshi vazhdim i miratimit të rregullores me togfjalëshin shqyrtim i miratimit të rregullores.

Ky propozim u aprovua nga anëtarët e Partisë Demokratike, ndërsa Vasili tha se rregullorja dhe katër nene janë miratuar tashmë në parim dhe mbledhja e sotme nuk mund të jetë kurrësesi një shqyrtim, por vazhdim i asaj që është miratuar më përpara.

Pas