Kronikë

Futet në banesë për të vjedhur, vritet shqiptari në Itali (Emri)


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:28 - 29/10/21 |
Opi Nion

Një shtetas shqiptar është qëlluar për vdekje nga pronari i banesës që tentoi të grabiste.

Mediat italiane shkruajnë se Arbër Xheleshi, 38 vjeç u vra në Santopadre në provincën e Frosinone.

Mësohet se shqiptari është identifikuar falë gjurmëve të gishtërinjve të cilët ishin në bazën e të dhënave ndërkombëtare.

Ka qenë shtetasi Sandro Fiorelli, pronari i banesës, ai që qëlloi për vdekje 38-vjeçarin shqiptar mbrëmjen e të hënës. Autopsia e trupit të viktimës përfundoi mbrëmjen e djeshme dhe u krye nga mjeku Vincenzo Caruso.

Autopsia do të hedhë, më shumë dritë mbi trajektoren e plumbave të pushkës së gjahut që ka përdorur Fiorelli natën e 25 Tetorit, kur ekzekutoi Xheleshin./Opinion.al

Pas