Aktualitet

“Ne rrisim investimet ju rrisni humbjet”, Rama kritikon kryebashkiakët  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:53 - 29/10/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama, bashkë me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, po zhvillon një takim me kryetarët e bashkive të vendit.

Ai iu ka drejtuar 3 pyetje kryetarëve të bashkive lidhur me raportet e performancës që ata i kanë dorëzuar Qeverisë dhe buxhetit që bashkitë kanë alokuar për Ujësjellës Kanalizimet.

Kryeministri theksoi faktin se Qeveria i ka rritur investimet në këtë sistem, dhe akuzoi kryebashkiakët se kanë rritur humbjet dhe pakënaqësitë te qytetarët.

Kam tre pyetje për ju si kryetarë bashkish. A jeni në dijeni të performancës së Ujësjellës Kanalizimeve në bashkinë tuaj të shërbimit që ofrojnë për qytetarët. E keni parë ndonjëherë që është përtej çdo logjike. Dhe pyetja e tretë, sa fonde keni alokuar nga buxheti i bashkisë për furnizimin me ujë. Faktit flasin vetë dhe fakti i fundit që ishte si pika që ka përmbysur këtë kupë është fakti që ne rrisim investimet, ju rrisni humbjet dhe pastaj qytetarët me të drejtë ankohen”-tha Rama gjatë fjalës së tij./Opinion.al

Pas