Kryesore

“Zgjedhorja”/ Pas takimit me Kim, Basha pret në zyrë ambasadorin gjerman


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:22 - 27/05/20 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon një takim me ambasadorin gjerman Peter Zingraf, në selinë blu.

Mësohet se në fokus të këtij takimi është reforma zgjedhore, në një kohë që kanë mbetur edhe katër ditë nga skadimi i afatit për përmbylljen e saj.

Pas Ambasadorit gjerman, Basha do të ketë një takim me ekspertët e reformës zgjedhore. Ndërkohë që nesër në orën 17:00 do të mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore.

Takimi i Bashës me diplomatin gjerman vjen një ditë pas takimit që kryedemokrati pati me Yuri Kim, ku dha garancinë se opozita mbetet e angazhuar për përmbylljen e reformës brenda 31 majit./ Opinion.al

Pas