Rajoni

Serbia konfirmon 48 raste të reja me COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:50 - 27/05/20 |
Opi Nion

Është rritur numri i të infektuarve me koronavirus në Serbi. Mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 48 raste të reja.

Po ashtu, brenda 24 orëve është konfirmuar dhe një viktimë. Deri më tani në Serbi janë regjistruar 11,275 raste të infektuarve, ndërsa 240 pacientë kanë vdekur.

Shtabi i Krizës që udhëhiqet nga kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, ka vendosur që të lehtësojë masat e izolimit, në përputhje me situatën epidemiologjike.

Duke nisur nga data 1 qershor, në ngjarjet sportive do të lejohet prania e publikut, me kushtin që të mbahet distanca fizike prej së paku një metër. Gjithashtu, do të lejohen tubimet në ambiente të hapura të deri 1 mijë personave./ Opinion.al

Pas