Kronikë

Persona të armatosur grabisin dy markete në Librazhd


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:58 - 27/05/20 |
Opi Nion

Një grabitje është regjistruar në lagjen numër 1 të qytetit të Librazhdit. Mësohet se personat të identifikuar kanë vjedhur dy markete.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se autorët kanë qenë të maskuar dhe kanë arritur të marrin një sasi prej rreth 55 000 lekë dhe steka me cigare të markave të ndryshme, e më pas janë larguar me dy automjete me targa false.

Paraprakisht, dyshohet se grabitësit kanë qenë të armatosur, ndërsa kanë shkaktuar edhe dëme të bizneseve të A.K., dhe B.Q.

Ndërkohë, policia ka dokumentuar ngjarjen dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e grabitësve të këtyre bizneseve./ Opinion.al

Pas