Aktualitet

Zgjedhjet/ Reagon Kim: Shumë mirë që fletët e votimit do printohen në kohë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:19 - 05/04/21 |
Opi Nion

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar ditën e sotme duke  përshëndetur lajmin e Celibashit lidhur me  fletët e votimit të cilat do të kapin afatet e nevojshme.

Kujtojmë që sipas kreut të KQZ, fletët e votimit do të jenë të printuara dhe dërguara në kohë pranë KQZ për zgjedhjet e 25 prillit.

Nëpërmjet një reagimi Kim konfirmon se SHBA mbështet përpjekjet për të siguruar që rregullat e kushtet e zgjedhjeve të jenë të drejta, në kohë e transparente.

Reagim i Yuri Kim:

Sapo pashë konferencën për shtyp të Ilirjan Celibashit  – shumë mirë të dëgjosh që formati i fletëve të votimit është rënë dakord në mënyrë që ato të shtypen në kohë për zgjedhjet 25 prillit. Ne fuqimisht mbështesim  përpjekjet për të siguruar që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve të jenë të drejta, në kohë dhe transparente./Opinion.al

Pas