Bota

Zgjedhjet presidenciale në Kroaci do të zhvillohen në 22 dhjetor


               Publikuar në : 12:57 - 14/11/19 |
xhu lia

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç u shpreh se zgjedhjet Presidenciale do të zhvillohen në muajin dhjetor të këtij viti.

Zgjedhjet e 22 dhjetorit përballin  presidenten aktuale të vendit, Kolinda Grabar-Kitaroviç, kandidate e Unionit Demokratik të Kroacisë, kundër kandidatit të Social-Demokratëve dhe ish-kryeministrit, Zoran Millanoviç.

Posti i Presidentit është kryesishi ceremonial në Kroaci.

Presidenti nuk mund të vendosë veto ligjeve, megjithatë ka rol në politikën e jashtme dhe për mbrojtjen.

Sipas sondazheve të fundit, Garbar-Kitaroviç është favorite për t’i fituar zgjedhjet me rreth 29% të votave, ndërsa Millanoviç  rezulton i dyti me 24%

Në garë do të jenë edhe këngëtari Miroslav Skoro dhe ish-gjykatësi Mislav Kolakushiç.

Nëse asnjëri nuk e fiton shumicën në raudin e parë të zgjedhjeve, raundi i dytë do të zhvillohet më 5 janar të vitit 2020./Opinion.al/

 

Pas