Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet në Spanjë fitohen nga socialistët

2019/11/11 at 1:07 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet në Spanjë fitohen nga socialistët

Socialistët që kanë qeverisuar deri më tani në Spanjë kanë fituar më shumë vota gjatë zgjedhjeve të së dielës, por kanë humbur shumicën, meqë partitë e krahut të djathtë kanë shënuar fitore të mëdha.


Partia Popullore konservatore është renditur e dyta dhe partia e të djathtës ekstreme, Vox ka fituar më shumë se dyfishin e votave në krahasim me zgjedhjet e kaluara, duke u shndërruar në partinë e tretë më të fuqishme në këtë shtet.

Këto kanë qenë zgjedhjet e katërta që janë mbajtur në Spanjë gjatë katër viteve të fundit.
Një procesin zgjedhor të mbajtur në muajin prill, nuk ka pasur shumicë të qartë, për këtë arsye socialistët kanë dështuar që të formojnë koalicion qeveritar.

Këtë herë, socialistët kanë fituar 120 vende në parlament nga 350 në total.

Teksa u është drejtuar mbështetësve socialistë pas shpalljes së rezultateve, kryeministri, Pedro Sanchez ka thënë se është prioritet i tij që të “formojë qeveri të qëndrueshme dhe të bëjë politikë për të përfituar shumica e spanjollëve”.

“Dëshiroj t’iu bëj thirrje të gjitha partive politike, që të veprojnë me përgjegjësi në mënyrë që të zhbllokohet situata politike në Spanjë”, -ka thënë ai.

Pas dështimit për të formuar qeverinë, Sanchez kishte shpresuar se realizimi i zgjedhjeve të reja do të fuqizonte partinë e tij, mirëpo Pablo Iglesias, lider i krahut të majtë, Podemos, ka paralajmëruar se ky proces vetëm ka forcuar të djathtën ekstreme.

“Edhe një herë ne i zgjasim dorën Partisë Socialiste dhe Pedro Sanchezit”, -ka thënë ai, duke bërë të ditur se është i gatshëm për të nisur bisedimet me këtë parti.

Podemos është aleat politik natyral i Partisë Socialiste.
Megjithatë, një koalicion  mes të dyja grupeve sërish nuk do të arrinte numrin e duhur për shumicë parlamentare.

Partia e të djathtës ekstrem, Vox, konsiderohet se ka përfituar nga situata në Katalonjë dhe nga ndjenja e fortë anti-separatiste në rajone tjera të Spanjës.

“Sot në Spanjë është bashkuar një mundësi patriotike dhe një mundësi shoqërore, e cila kërkon unitet kombëtar për rregullim të rendit kushtetues në Katalonjë”, -ka thënë lideri i partisë Vox, Santiago Abascal para mbështetësve të tij.

Rritja e shpejtë e partisë Vox, është kthyer në një prej pikave kyçe të diskutimit. Spanja është paraqitur imune para valës në rritje të popullizmit të së djathtës ekstreme në kontinent në dekadën e fundit, ndonëse ky vend është përballur në të kaluarën me diktaturën ushtarake të gjeneralit, Francisco Franco.

Mirëpo tani Vox ka krijuar idenë se është forcë e madhe në politikën spanjolle. Liderja e partisë të së djathtës ekstreme në Francë, Marine Le Pen ka uruar përmes një postimi në Twitter, partinë Vox për “suksesin e jashtëzakonshëm”./Opinion.al/

Etiketa: spanjezgjedhje


Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Pas përgjigjes së prokurorisë, Agim Kajmaku letër Arta Markut

Prokuroria nxjerr urdhër arresti për Agim Kajmakun

Prishtina: Gana nuk ka tërhequr njohjen e Kosovës

Prishtina: Gana nuk ka tërhequr njohjen e Kosovës

Foto/ Çfarë veshën yjet në tapetin e kuq të “People Choise Awards”

Foto/ Çfarë veshën yjet në tapetin e kuq të “People Choise Awards”
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}