Rajoni

Prishtina: Gana nuk ka tërhequr njohjen e Kosovës


               Publikuar në : 13:14 - 11/11/19 |
xhu lia

Ministria e Jashtme në Kosovë e ka cilësuar si gënjeshtër lajmin lidhur me tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Gana. Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në largim të Kosovës, Behxhet Pacolli, theksoi se bëhej fjalë për një tjetër lajm të rremë.

“Çdo anëtar i Kombeve të Bashkuara mbështet dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Shumica e vendeve anëtare të OKB-së kanë votuar në vitin 2010, rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme që të nisi dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, -ka thënë Zyberaj.
Lajmi për tërheqjen e Ganës nga njohja e Kosovës e ka thënë ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç.

“Është një propagandë e vazhdueshme dhe një fushatë e ndyrë nga Ivica Daçiç dhe është e kotë të humbësh kohë me të”, -ka thënë Zyberaj.

Daçiç, në anën tjetër, u ka thënë mediave në Beograd se Gana është shteti i 16-të që ka tërhequr njohjen ndaj pavarësisë së Kosovës.

Më 23 janar të vitit 2012, Gana njohu Kosovën si shtet të pavarur. Gjithashtu në të njëjtin vit, të dy vendet vendosën edhe marrëdhënie diplomatike.

Pas