Aktualitet

Zgjedhjet, Basha: Balla më i votuari? Prova e zezë e blerjes së votave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:48 - 17/07/21 |
Opi Nion

Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD, kreu i selisë blu,  Lulzim Basha u ndal te zgjedhjet e 25 prillit. Ai tha se zgjedhjet nuk kishin lidhje me demokracinë.

Më tej Basha theksoi se fakti që Balla doli deputeti më i votuar është prova më zezë e blerjes së votave.

“Janë në kujtesën e të gjithëve makinat që erdhën ditë e natë me paratë e drogës dhe korrupsionit. Kemi parë se si aleanca e Ramës me krimin vijon e pandërprerë në çdo nivel. Kemi parë se si me Tom Doshin përdori një sigël si kamuflim, drejtorët e PS i shiti si kandidatë të Tom Doshit. Ishim ne që nxorëm në sipërfaqe llumin regjimit.

Taulant Balla doli personi më i votuar dhe kjo do të mjaftonte si prova më zezë e blerjes së votave. Përkundër parave për vota, legalizimeve për vota, lejes për të mbjellë hashash për vota, Partia Demokratike doli me kokën lart nga kjo masakër zgjedhore. 25 prilli nuk kishte lidhje me drejtësinë, por ne dolëm më të fortë dhe me synimin së një Shqipëri më e mirë është mundur.

Ne nuk u stepëm nga llumi i krimit”, tha Basha./Opinion.al

Pas