Politikë

Zgjedhje të parakohshme si Maqedonia e V., ambasadori në zyrën e Bashës


               Publikuar në : 11:59 - 21/10/19 |
geliano fataj

Pas kërkesës zyrtare bërë nga Lulzim Basha, që qeveria të ndjek shembullin e Maqedonisë së Veriut për zgjedhje të parakohshme, pas dështimit për hapjen e negociatave, në selinë e PD-së do të shkojë ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman.

Burime nga selia blu kanë thënë se ambasadori do të ketë një takim me kryedemokratin në orën 12:00, ku do të dëgjojë propozimet në lidhje për daljen nga kriza.

Në një deklaratë për mediat këtë të hënë, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se qeveria e Edi Ramës duhet të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut.

Ai theksoi se Rama po e mban peng Shqipërinë dhe duhet t’ia kthejë popullit mandatin.

Në përditësim….

Pas