Aktualitet

KLP ende pa vendim për SPAK, debatet ndërpresin mbledhjen


               Publikuar në : 12:29 - 21/10/19 |
Opi Nion

Pas debateve të ashpra, kreu i KLP Gent Ibrahimi ka vendosur që të braktisë mbledhjen.

Me largimin e Ibrahimit është ndërprerë dhe mbledhja ku pritej të merrej vendim nëse Struktura e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) do të ngrihej me 8 prokurorë.

Shkak për debatin në mbledhje u bë kërkesa e Besnik Çanit për t’u njohur me projekt-aktet e mbledhjes. Mësohet se Çanit i kanë mbërritur materialet ditën e premte, jashtë orarit zyrtar.

Për t’u bërë pjesë e SPAK u kualifikuan 15 prokurorë, por vetëm 8 prej tyre mundën të kalonin procesin e vetting-ut.

Ndërkohë, në mbledhjen e ditës së sotme, ishte parashikuar gjithashtu dhe përcaktimin e disa prokurorëve të përkohshëm në disa prokurori si dhe rikthimin e një tjetri në detyrën e mëparshme. / Opinion.al E.Xh.

Pas