Kronikë

Vrasje në Malësinë e Dukagjinit, detajet


               Publikuar në : 12:54 - 21/10/19 |
geliano fataj

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Shosh, të Malësisë së Dukagjinit. Dyshohet se shkak mund të jetë bërë një konflikt i çastit.

Nga informacionet e para, të policisë lokale, mësohet se viktimë mbeti Lazër Arra.

Për shkak të distancës së largët nga Shkodra, duhet disa orë që policia të mbërrijë në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Me datë 21.10.2019, rreth  orës 12:00,  në fshatin Shosh, Shkodër, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi  L. A. 55 vjeç, banues në fshatin Palaj, Shosh, Shkodër. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje  dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit./ Opinion.al 

Pas