Bota

Zgjedhja e Biden, presidenti iranian: Koha që SHBA të korigjojë gabimet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:11 - 08/11/20 |
Opi Nion

Presidenti i Iranit Hassan Rohani e ka cilësuar zgjedhjen e Joe Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë, si një mundësi që SHBA të korigjojë gabimet e veta.

“Tashmë paraqitet një mundësi për administratën e ardhshme amerikane për të korigjuar gabimet e saj të mëparshme dhe për t’u kthyer në ndjeshmërinë e aderimit të impenjimeve të saj ndërkombëtare”, ka thënë Rohani në një deklaratë të shpërndrë në faqen zyrtare të presidencës iraniane.

Prej vitit 2018 SHBA braktisi marrëveshjen me Iranin për armët bërthamore e arritur në vitin 2015 nga administrata e Obamës, për të vijuar më pas me sanksione kryesisht mbi naftën dhe financat, duke e vënë në provë të vështirë ekonominë e Iranit./Opinion.al

Pas