Kryesore

Zgjatja e afateve të vettingut, “Venecia” i përgjigjet Kuvendit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:10 - 01/12/21 |
Opi Nion

Është zbardhur opinioni i Komisionit të Venecias për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut, përkatësisht komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Opinion.al  ka siguruar opinionin që “Venecia” i ka kthyer Kuvendit të Shqipërisë që kërkoi mendimin mbi zgjatjen e afateve.

“Komisioni arrin në përfundimin se zgjatja e propozuar e mandatit deri më 31 dhjetor 2024 mund të konsiderohet se është në përputhje me standardet evropiane. Komisioni i Venecias qëndron në dispozicion të autoriteteve shqiptare për më tej ndihmë në këtë çështje” thuhet në raport.

Mandatet e komisioneve përfundojnë në 17 qershor 2022. Pro zgjatjes së afateve për të përfunduar edhe pjesën e mbetur të magjistratëve është jo vetëm “Venecia”, por edhe vetë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, SHBA dhe BE.

Por që të finalizohet duhet që me PS-në në Kuvend të bashkojë votat edhe PD./ Opinion.al

 

Pas