Bota

Zelensky i bën thirrje Bidenit që të bëhet “udhëheqës i paqes”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:15 - 16/03/22 |
Opi Nion

Presidenti Zelensky e mbyll fjalimin e tij, në Kongresin amerikan, me një lutje të drejtpërdrejtë për Presidentit Biden.

“Paqja në vendin tuaj nuk varet më vetëm nga ju dhe nga populli juaj”, tha ai.

“Kjo varet nga ata që keni pranë, nga ata që janë të fortë. I fortë nuk do të thotë i madh. I fortë është trimi dhe i gatshëm të luftojë për jetën e qytetarëve të tij dhe qytetarët e botës,” vazhdoi Zelensky.

Ai tha se njerëzit e tij po “luftojnë për vlerat e Evropës dhe botës”, si dhe për vlerat e tyre.

I prekur emocionalisht, 45-vjeçari tha se “nuk ka kuptim në jetë” nëse nuk mund të parandalojë vdekjen e më shumë fëmijëve ukrainas dhe kjo është shqetësimi i tij më i madh si udhëheqës i vendit.

“President Biden, ju jeni udhëheqësi i kombit tuaj. Shpresoj se do të jeni udhëheqësi i botës. Të jesh lider i botës do të thotë të jesh udhëheqës i paqes.”/Opinion.al

Pas