Bota

Zelensky dhe Putin do të jenë të pranishëm në Samitin e G20


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:19 - 29/04/22 |
Opi Nion

Joko Widodo, Presidenti i Indonezisë, ka konfirmuar se presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky dhe presidenti rus Vladimir Putin janë dakordësuar për të marrë pjesë në samitin e G20, që pritet të mbahet në Bali në nëntor.

Widodo tha se ka zhvilluar biseda telefonike me presidentin e Rusisë dhe atë të Ukrainës. Ai tha se u kërkoi të dy liderëve që t’i japin fund luftës përmes negociatave, shkruan AlJazeera.

“Unë përsërita rëndësinë e përfundimit të luftës, gjithashtu theksova se përpjekjet paqësore duhet të vazhdojnë dhe Indonezia është e gatshme të kontribuojë në këto përpjekje paqësore.”, ka thënë Widodo për mediat./ Opinion.al

Pas