Aktualitet

Qeveria shtyn gjendjen e emergjencës për furnizimin me energji deri më …


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:45 - 29/04/22 |
Opi Nion

Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për të shtyrë gjendjen e emergjencës për furnizimin me energji elektrike në vendin tonë deri në fund të vitit.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave. Në këtë mbledhje është shfuqizuar vendimi i shkuar dhe është ndryshuar pika 5 duke lënë në fuqi gjendjen e emergjencës deri më 31 Dhjetor të vitit 2022.

Vendimi i qeverisë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “ç”, të pikës 1, të nenit 90, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave dhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.584, datë 8.10.2021, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:

  1. Pika 3 shfuqizohet.
  2. Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“5. Gjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike i shtrin efektet deri më 31 dhjetor 2022.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Pas