InstaBIZ

Zbuloi vendndodhjen e bashkëshortit, publikohen fotot e Angela Martinit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:54 - 11/08/21 |
Opi Nion

Pas arrestimit në Mykonos të Greqisë të biznesmenit rumun Dragos Savulescun, mediat rumune kanë publikuar fotot e modeles Angela Martini në Instagram, përmes të cilave është zbuluar nga autoritetet vendodhja e bashkëshortit të saj të shpallur në kërkim.

Në fotot e publikuara shfaqet modelja shqiptare, ndërsa në cep bashkëshorti i saj.

Savulescu ishte shpallur në kërkim nga autoritetet rumune, pasi ishte dënuar për përvetësim të fondeve publike.

Në fillim të vitit 2019 ai u arrestua dhe u dënua me 5.5 vjet burg, së bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një fondi publik prej 114 milionë eurosh.

Megjithatë, Savulescun shkoi në Itali, ku Gjykata e Apelit në Napoli ia ndryshoi dënimin. Gjykatësit napolitanë e dënuan atë me 3 vjet burg në bazë të një dekreti faljeje në 2006. Vendimi i Gjykatës së Apelit të Napolit mbeti përfundimtar duke mos u apeluar nga prokurori italian.

Më pas, më 11 dhjetor 2020, Gjykata e Apelit e Bukureshtit la në fuqi dënimin me 5 vjet e gjysmë burg.

Savulescun u arrestua dje, ndërsa për kapjen e tij u angazhua roja bregdetare dhe zyrtarë të nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos.

Pas