Aktualitet

Yuri Kim: Vetëm zbatimi i reformave, do sjellë investime amerikane


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:13 - 06/07/20 |
el ida

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, gjatë një takimi që ka patur me kryetarin e bashkisë së Vlorës, Dritan Lelin, u shpreh se rritja e besueshmërisë në bërjen e reformave të rëndësishme dhe sundimi i ligjit, janë çelësi kryesor i thithjes së investimeve të huaja.

Kryediplomatja amerikane nënvizoi reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore.

“Do të jetë mjaft i rëndësishëm zbatimi i reformës në drejtësi, asaj zgjedhore si dhe sundimi i ligjit. Thënë me fjalë të tjera, vetëm në këtë mënyrë shqiptarët ashtu si edhe amerikanet do të mund të ndihen besimplotë që të investojnë në Shqipëri”, deklaroi ambasadorja Kim./Opinion.al

Pas