Kronikë

Nëna u gjet në gjunjë/Blerta Josifi: Askush nuk kishte dijeni për ritualin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:45 - 06/07/20 |
el ida

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen tronditëse të ndodhur në Kombinat.

Bazuar në referimet e policisë për Prokurorinë, thuhet se kufoma e Zhaneta Josifit, është gjetur e ulur në gjunjë pranë divanit të sallonit, ndërsa kufoma e së bijës, Anisës, në dhomën e gjumit, e dekompozuar,  mbuluar me copa të ndryshme dhe jorgan.

Blerta Josifi ka deklaruar në polici së të treja ishin besimtare në Zot. Ajo thekson se e motra kishte argjëruar për 52 ditë ndërsa pas vdekjes së saj, ajo dhe e ëma kishin tentuar ta ringjallnin duke sakrifikuar.

Blerta, ka theksuar po ashtu se asnjë person nuk kishte dijeni lidhur me atë cfarë kishte ndodhur me të motrën, duke mohuar kështu edhe faktin se pas kësaj ngjarje, fshihet kisha Ungjillore, pasi sipas saj kishin 5 vite që ishin shkëputur prej saj dhe se kishin vazhduar vetë rrugëtimin me Zotin./Opinion.al

Pas