Aktualitet

Udhëtimi jashtë vendit, ku lejohemi të shkojmë pa kufizime


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:38 - 06/07/20 |
Al Do

Situata e pandemisë në vendin tonë është rënduar gjatë muajit të  fundit. Rastet e personave të infektuar me Covid-19 dhe viktimat u dyfishuan në më pak se 30 ditë. Por kufiri hyrës për në Shqipëri nuk është i mbyllur për askënd.  Megjithatë e njejta gjë nuk vlen për shqiptarët që duan të udhëtojnë jashtë vendit.

Në një njoftim për publikun, Policia e Shtetit ka bërë me dije situatën e kufizimeve të lëvizjes në kufi.

Sipas policisë, lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Me Malin e Zi mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR. Nëse është një grup mbi 10 vetë, testi kryhet nga autoritetet malazeze në kufi.

Me Greqinë lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke.

Me vendet e tjera të zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve. /Opinion.al

Pas