Aktualitet

Ylli Manjani ministri i ri i Drejtësisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:11 - 09/11/15 |
b.f

TIRANE- Opinion.al konfirmon përmes burimeve se Ylli Manjani do të jetë ministri i ri i Drejtësisë. Ylli Manjani ka përshkuar në këmbë rrugën nga Rogner në Kryeministri pas një takimi që pati aty me Metën e Vasilin.  Ai ka zhvilluar një takim me Kryeministrin Rama përreth 30 minuta, ku i është zyrtarizuar vendimi për të drejtuar një nga dikasteret më të rëndësishme.

Sakaq, para se të hynte në selinë qeveritare,  i pyetur nga mediat, Ylli Manjani ka dhënë sinjale se do ta pranojë postin sapo t’i ofrohet.

“Kushdo që merret me politikë është i gatshëm të pranojë një post ministror”, u shpreh ai. Ndërsa pyetjes se a do të zëvendësohet nga Naço me një figurë nga LSI, ai ka thënë “besoj se po, pasi nuk ndryshon formula politike e qeverisjes”.

 

 

 

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

  1. Deshta te di nga YLLI si mundet te punoje ne qeverine e Rames ne nje kohe se te gjithe shqiptaret e kane te regjistruar ne fb refimin tend te drejte ndaj atij dmth edhe ti nuk je ma burre i mire se ai

Pas